Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zahaq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se viktimën fillimisht e kanë qëlluar me breshëri automatiku pastaj ia kanë djegur trupin.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.
“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda së bashku me njesitë policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka qenë një trup i pajetë. Prokuroria dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për ndriçimin e rastit”, tha Nikçi për Gazetën Sinjali.
Pas pak detaje të reja.. /Gazeta Sinjali/