image Vrasje e dyfishtë në Shqipëri, gardiani i burgut i vret dy të rinj brenda ambulantës së qytetit - Sinjali

Fier/ Vrasje e dyfishtë në Shqipëri, gardiani i burgut i vret dy të rinj brenda ambulantës së qytetit

news image

Mesditën e sotme një krim i rëndë tronditi qytezën e Patosit në Fier.

Pas një sherri brenda poliklinikës së Patosit, Martin Skëndaj, i cili mësohet se është me profesion gardian në burgun e Fierit, qëlloi me armë ndaj Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.

Kapaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Manol Rrapaj u dërgua me urgjencë në spital pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia arrestoi autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj si dhe sekuestroi armën e zjarrit.

Të dy viktimat janë nga Patosi.

Informacioni policor:

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E.K, ka ndërruar jete në vendngjarje.

M. R, i plagosuri,  ndërroi jete  ne spital.

Të dy janë nga Patosi.

Elis Kapaj, 22 vjeç, banues në Kashisht, Patos.

Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Kuqa


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: