image Vrasja në Rahovec: Vëllai vret vëllain, shkak prona

Siguri

Vrasja në Rahovec: Vëllai vret vëllain, shkak prona

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vrasje në Rahovec. Sinjali mëson se vëllai dyshohet se e vrau vëllain për shkaqe pronësore.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar për Sinjalin, Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje për ngjarjen.

Sipas Policisë, personi i arrestuar, dyshohet se e kishte plagosur fillimisht vëllain, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Por përkundër përpjekjeve të mjekëve të spitalit të Gjakovës, viktima ka ndërruar jetë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/