Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Vitomiricë të Pejës, mesditën e sotme. Dyshohet se viktima është një burrë rreth të 60-ave i cili ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se deri te kjo ngjarje ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit, të cilët sipas burimeve të Sinjalit janë fqinj mes vete.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.