image Vrasja në Pejë: Trupi i 61-vjeçarit u gjet në shtëpinë e tij

Siguri

Vrasja në Pejë: Trupi i 61-vjeçarit u gjet në shtëpinë e tij

news image

Dje rreth orës 16:55, në rrugën “Eqrem Çabej” në Pejë, është vrarë një 61-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24-orësh njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është gjetur në shtëpinë e tij.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima kishte qenë i gjakosur dhe pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Policia njofton se ende nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar lidhur me këtë vrasje.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe nuk raportohet për ndonjë të dyshuar apo arrestuar.”/Gazeta Sinjali/