image Vrasja në Kavajë, pasojë e sherrit mes dy burrave për këtë grua të martuar

Rajon

Detajet/ Vrasja në Kavajë, pasojë e sherrit mes dy burrave për këtë grua të martuar

news image

Ngjarja që tronditi Kavajën është një krim pasioni. Këtë e konfirmon policia, e cila në një njoftim për mediat thotë se “Bledar Toçi, 31 vjeç ka vrarë me armë zjarri Dritan Haxhollin 38 vjeç, për motive xhelozie”.

Shkak për konfliktin që degjeneroi në përdorimin e armëve dyshohet se u bë një grua. Marsida Qatja ka patur një lidhje jashtë martesore me 38-vjeçarin që mbeti i vrarë, Dritan Haxhollin. Javët e fundit ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të. Gjatë natës, Marsida me Dritanin kanë shkëmbyer mesazhe, ç’ka ka shtuar dozën e zemërimit tek Dritani, i cili është nisur me një kallashnikov në dorë drejt banesës së saj.

Marsida ka thirrur në ndihmë 31-vjeçarin Dritan Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Ky i fundit ka mbërritur në banesën e Marsidën bashkë me dy persona të tjerë. Dritan Haxholli ka shpërthyer derën e banesën dhe menjëherë ka qëlluar drejt burrave që ka gjetur në shtëpinë e ish-të dashurës. Toçi është kundërpergjigjur me armë, duke e lënë të vdekur në vend Haxhollin.

Mediat raportojnë se Marsida me Bledar Toçin (djalin që i doli në mbrojtje) ishin miq me njëri-tjetrin. Sakaq, mësohet se ajo është e martuar dhe me fëmijë, por burrin e ka në burg në Gjermani.

Policia tha se ka arrestuar autorin e krimit, shefin e sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi, i cili ka marrë plagë të lehta gjatë konfliktit. Po kështu është arrestuar edhe vëllai i tij, B. T., 27 vjeç, pasi në banesë iu gjetën 7 doza kokainë.