image Vrasja e inspektorit të Komunës së Prishtinës, prokuroria jep detaje

Siguri

Siguri/ Vrasja e inspektorit të Komunës së Prishtinës, prokuroria jep detaje

news image

Inspektori i Komunës së Prishtinës, N. Rr.,  që u gjet pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Në një bisedë për Gazetën Sinjali, Laureta Ulaj, zëdhënësë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, tha se rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’.

“Personi në fjalë është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se plagët janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë. Për të gjitha po presim rezultatin e obduksionit”, tha Ulaj për Gazetën Sinjali.

Lidhur me këtë rast, policia dhe prokuroria ende nuk kanë identifikuar ndonjë person të dyshuar, shtoi Ulaj.

“Rasti po hetohet”, tha ajo.

Për këtë rast ka folur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se “ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës“.

Policia dhe Forenzika sot janë parë në vendin e ngjarjes ku u gjet i vdekur N.Rr. /Gazeta Sinjali/