Për A.V që u vra sot në Prizren, ka reaguar kryeparlamentari në largim, Kadri Veseli, i cili ka thënë se është një akt i papranueshëm dhe e dënon fuqishëm.
Veseli gjithashtu i ka bërë thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që t’i trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave, transmeton Sinjali.
Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:
B.V 61 vjeçar, dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij A.V 41 vjeçare, mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren. Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë së Prizrenit, bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në rrugë, konkretisht 100 metra larg shtëpisë së çiftit./Sinjali/