image Vrasja e gruas në Prizren, çifti erdhi nga Zvicra për pushime

Drejtësi

Vrasja e gruas në Prizren, çifti erdhi nga Zvicra për pushime

news image

B.V 61 vjeçar, dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij A.V 41 vjeçare, mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren. Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë së Prizrenit, bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në rrugë, konkretisht 100 metra larg shtëpisë së çiftit.

Çifti B.V dhe A.V (Sinjali e di identitetin e plotë te tyre), jetonin në Zvicër por së fundmi kishin ardhur për pushime në Kosovë, ku edhe ndodhi vrasja.

Deri më tani, Prokuroria ka kryer disa hetime dhe të njejtat rezultojnë se brenda kësaj familje asnjëherë nuk është raportuar rasti për “dhunë në familje”, thekson ky burim i Sinjalit.

Informacionin për vrasjen e gruas e ka bërë të ditur sot policia përmes një komunikate për media. Policia tha se vrasja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” rreth orës 23:00, ku B.V është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”, tha policia.

Kjo është vrasja e 18 brenda këtij viti në Kosovë.

Pas pak detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë, në Sinjali.com.