image Vrasja e familjes Bllaca në Gjilan, psikiatri Jusuf Ulaj tregon shkaqet e tragjedive të tilla

Kosovë

Shëndetësi/ Vrasja e familjes Bllaca në Gjilan, psikiatri Jusuf Ulaj tregon shkaqet e tragjedive të tilla

news image

Pas tragjedisë se djeshme në Gjilan, janë zbardhur detaje të reja lidhur me policen Valdete Bllaca, e cila ekzekutoi me nga dy plumba prindërit dhe dy vëllëzërit. Raportohet se ish-zyrtarja e Policisë së Kosovës, kohëve të fundit vuante nga çrregullimet mendore. Por cilat janë shkaqet që çojnë  në vrasjen e disa anëtarëve të familjes, për Gazetën Sinjali flet psikiatri Jusuf Ulaj.

Gruaja 45-vjeçare, Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e familjarëve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara. Psikiatri Jusuf Ulaj, konsideron se në rastet e tilla dorasët vuajnë nga çrregullime serioze mendore.

“Rasti i tillë me vrasje të shumë personave në një familje flet për patologji dhe çrregullim serioz të shendetit mendor”, thotë Ulaj për Gazetën Sinjali.

Më tej, Ulaj e konsideron si shqetësim menaxhimin e rastit në fjalë.

“Meqenëse është në pyetje edhe zyrtarja policore (ish apo edhe aktuale !?), për mua është shumë shqetesuese menaxhimi i rastit. Fati se “paska qenë mendërisht e çrregulluar dhe agresive”, pse nuk i është konfiskuar arma zyrtare? Në kuadër të Policisë së Kosovës dhe Departamentit të Shëndetesise, ka mjekë dhe psikologë të cilët domosdo duhet të konsultohen me psikiatër në raste të tilla. Për këtë rast nevojitet një anamnezë e mirëfilltë sociale, një analizë e trajtimit të saj mjekesorë, analize e qasjes institucionale (udhëheqëseve të saj) në Policinë e Kosovës dhe nga e gjithë kjo të mesojnë të gjithë”, shprehet ai.

Ndryshe, sot një një konferencë për media,  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se rreth 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë probleme psikike dhe se aktualisht janë duke iu nënshtruar trajtimeve.

Pas tragjedisë së djeshme psikologët kanë alarmuar për nevojën e shërbimeve psikologjike nëpër institucione. /Gazeta Sinjali/

Lexo detaje rreth polices Valdete Bllaca: