image Vrasja e dyfishtë në Pejë/ Kjo është gjendja e të dyshuarit

Siguri

Vrasja e dyfishtë në Pejë/ Kjo është gjendja e të dyshuarit

news image

Avni Ademaj, i dyshuari për vrasjen e zyrtarit të PDK-së Blerand Kadrijaj, është paraqitur sot para hetuesve policorë në Spitalin e Pejës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me avokatin mbrojtës të të dyshuarit, i cili ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore dhe procedurat që e presin Ademajn.

Avokati Gëzim Kollçaku ka thënë për Sinjalin se gjendja shëndetësore e Ademajt është e mirë.

“Avni Ademaj është në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. E ka një  plagë në dorë”, ka thënë Kollçaku.

Ai ka thënë që Ademaj është duke u ruajtur në Spitalin e Pejës dhe posa të shërohet do të dërgohet në paraburgim.

Gjykata përmes një komunikate ka dhënë detaje mbi ecurinë e ngjarjes tragjike në Pejë, ku të vdekur mbetën dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/