image Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, kryeprokurori dhe prokurorja e rastit dalin në vendin e ngjarjes

Drejtësi

Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, kryeprokurori dhe prokurorja e rastit dalin në vendin e ngjarjes

news image

Mbrëmë në Pejë ka ndodhur një ngjarje tragjike ku kanë mbetur të vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj. Kurse i plagosur ka mbetur vëllai i Astritit, Avniu, i cili menjëherë është arrestuar.

Kurse, sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Prokurorja e Rastit, Valbona Haxhosaj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

Faktikisht janë marrë vendime intensive hetimore dhe njëkohësisht në kuadër të kësaj kryeprokurori ka dalë sot në vendin e ngjarjes së bashku me prokuroren e rastit. Besoj që pasi të kryhen të gjitha rrethanat hetimore do të mësojmë më shumë se si ka ardhur deri tek ky rast tragjik”, ka thënë ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/