image Vrasja e 45-vjeçarit në Shqipëri/ Policia arreston bashkëshorten dhe vajzën e viktimës

Shqipëri

Vrasja e 45-vjeçarit në Shqipëri/ Policia arreston bashkëshorten dhe vajzën e viktimës

news image

Shqipëria u trondit mbrëmë nga një krim i rëndë që ndodhi në një familje në Klos. Atje, dyshohet se vajza ka vrarë babain e saj.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktimë e këtij krimi ka mbetur shtetasi Ylber Lezi. Dyshimet e para janë se 48-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.

Policia i ka konstatuar plagë në kokë dhe trup, që dyshohet se i janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës Ylber Lezi.

Policia bën me dije se nënë e bijë, të cilat pas ngjarjes u shoqëruan në Komisariat, tashmë janë të dyshuara kryesore për krimin dhe u është komunikuar arrestimi dhe akuza.

“Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Ylber Lezi“, tha Policia.

Njoftimi i Policisë

Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :
M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare.”/Gazeta Sinjali/