Dashmir Lalinovci është liruar nga akuza se ndihmoi vëllain e tij, tani të dënuarin me 30 vjet burgim, Trimor Lalinovcin, për vrasjen e Shkodran Bytyqit.
Në aktgjykimin e shpallur sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj, thuhet se nuk është vërtetuar se Dashmiri ka kryer veprën për të cilën akuzohej.
Dashmiri ishte deklaruar i pafajshëm qysh në seancën fillestare të këtij rasti, që ishte mbajtur më 23 tetor të vitit 2020. Ndërkaq, vëllai i tij, Trimor Lalinovci e kishte pranuar fajësinë për “vrasje të rëndë”.
Trimori u dënua me burgim të përjetshëm më 26 tetor të vitit të kaluar, ndërkaq më 19 janar të këtij viti, Gjykata e Apelit ia zbuti dënimin në 30 vjet burgim./Gazeta Sinjali/