Me flokët e kuq mbi supe, Huana duket si çdo vajzë tjetër në të njëzetat, vetëm se ajo del me armë në dorë.
Nga fytyra duket e pafajshme, por ajo është një nga femrat më të rrezikshme në botë.
Një vrasëse gjakatare që vrau pesë burra dhe u piu gjakun e ngrohtë para se të kryente poza seksuale me trupat e tyre pa kokë.
Nofka e saj është “e vogla”, dhe është vetëm një nga vrasëset e shumta të botës së karteleve.
Këto gra përdoren për të kryer ekzekutime të porositura, dhe shpesh përdorin hiret femërore për ta kryer punën me sukses.
Këtë javë, ajo që quhej “Kim Kardashian e karteleve”, vrasësja e El Çapos, u gjet e vdekur në shtratin e saj.
Por vajza të tjera vazhdojnë të tregojnë me krenari jetët gjakatare nëpër media shoqërore, duke bërë foto me armë, tigra dhe para.