image Vozitni me kujdes, vetëm dje 12 aksidente me të lënduar, policia shqiptoi mbi 1,300 gjoba

Kosovë

Siguri/ Vozitni me kujdes, vetëm dje 12 aksidente me të lënduar, policia shqiptoi mbi 1,300 gjoba

news image

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 12 prej këtyre aksidenteve kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 32 kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se njësitet e trafikut vetëm gjatë ditës së djeshme kanë shqiptuar 1,308 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Forcat e rendit bëjnë njoftojnë poashtu se gjatë 24 orëve të fundit  kanë arrestuar 31 persona, 23 janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/