image Vozitje "e çmendur" në rrugët e Kosovës, shoferët bëjnë gara edhe në mes të qytetit

Siguri

Vozitje “e çmendur” në rrugët e Kosovës, shoferët bëjnë gara edhe në mes të qytetit

news image

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 255 aksidente trafiku, ndërkaq një 39-vjeçar, i cili u godit nga një veturë në fillim të këtij muaji në Hajvali të Prishtinës, ndërroi jetë të premten, shkruan Gazeta Sinjali.

Shifrat e frikshme të aksidenteve dhe vdekjet e shpeshta si pasojë e tyre, madje as apelet e gjobat e Policisë së Kosovës, nuk po arrijnë t’i vetëdijesojnë shoferët kosovarë.

Në grupin “ClubCars 02” në Facebook, në të cilin janë të anëtarësuar mbi 2 mijë e 300 anëtarë, ata kanë publikuar video ku shihen duke bërë gara me vetura në rrugët e Kosovës.

Madje, në njërën prej tyre, shihen dy vetura që garojnë në mes të qytetit të Mitrovicës, njëra prej të cilave hyn dy herë në anën e kundërt të rrethit, duke rrezikuar kështu jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik./Gazeta Sinjali/