Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 255 aksidente trafiku, ndërkaq një 39-vjeçar, i cili u godit nga një veturë në fillim të këtij muaji në Hajvali të Prishtinës, ndërroi jetë të premten, shkruan Gazeta Sinjali.
Shifrat e frikshme të aksidenteve dhe vdekjet e shpeshta si pasojë e tyre, madje as apelet e gjobat e Policisë së Kosovës, nuk po arrijnë t’i vetëdijesojnë shoferët kosovarë.
Në grupin “ClubCars 02” në Facebook, në të cilin janë të anëtarësuar mbi 2 mijë e 300 anëtarë, ata kanë publikuar video ku shihen duke bërë gara me vetura në rrugët e Kosovës.
Madje, në njërën prej tyre, shihen dy vetura që garojnë në mes të qytetit të Mitrovicës, njëra prej të cilave hyn dy herë në anën e kundërt të rrethit, duke rrezikuar kështu jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik./Gazeta Sinjali/