image Aksident tragjik në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

Diasporë

Aksident tragjik në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Fillière (Haute-Savoie) të Francës. Për shkak të përplasjes së fortë mes dy makinave, dy persona vdiqën dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

Viktimat janë të dy shqiptarë, të moshës 33 dhe 43 vjeç, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, ndodhi rreth orës 11:00. Sipas të dhënave të para, makina që drejtohej nga një prej viktimave humbi kontrollin dhe përfundoi në kahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me makinën që po vinte përballë.

Ndërsa personat që udhëtonin në makinën tjetër, një nënë 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj, njëri 3 vjeç dhe tjetri 4 muajsh mbetën të lënduar. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

/GazetaSinjali/