image Për pesë ditë 117 pacientë u trajtuan në Emergjencë pas aksidenteve në trafik

Shëndetësi

Për pesë ditë 117 pacientë u trajtuan në Emergjencë pas aksidenteve në trafik

news image

Që nga 29 prilli e deri më 3 maj 2022 në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 1,090 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se nga ta 117 raste që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidenteve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe mjekim intensiv.

“Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në salla emergjente të Klinikës Emergjente.

Janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore emergjente nga ana e stafit kujdestar të Klinikës Emergjente dhe klinikave tjera që kryejnë shërbime në kuadër të kujdestarive në këtë klinikë”, njofton SHSKUK.

/GazetaSinjali/