Një shofer në Ferizaj ka gjetur një mënyrë aspak të sigurt për ta shmangur kolonën, shkruan Gazeta Sinjali.
Në kundërshtim me rregullat e trafikut, ai ka hipur me veturë mbi rrethrrotullim në mënyrë që të ikë nga radha e veturave.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një fotografi të realizuar sot, rreth orës 16:30, ku vetura me targat 06 – 271 – EO shihet mbi rrethrrotullim.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/