Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Haziri në shoqërinë e bashkëshortes së tij ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Ai me këtë rast u ka bërë thirrje gjilanasve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit kudo që janë sot të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit edhe këtë të diele me gëzim dhe në mënyrë festive të dalin të votojnë dhe të përmbyllin procesin e pushtetit lokal”.
“Është jo vetëm obligim për qytetarë por përgjegjësi e secilit prej neve që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë”, ka shtuar ai./GazetaSinjali/