image ​Lista Serbe voton, Rakiq fton qytetarët të votojnë

​Lista Serbe voton, Rakiq fton qytetarët të votojnë

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka votuar sot në Shkollën Teknike në veri të Mitrovicës, i cili ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë në mënyrë masive.

Ai gjithashtu ka treguar se të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe çdo gjë po shkon në rregull.

“Siç po e shihni qytetarët po marrin pjesë në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit”, tha ai.

Rakiq i bëri thirrje qytetarëve që ta përdorin të drejtën e votës.

“Të përdorin të drejtën e të përkrahin kandidatët e tyre. Natyrisht duke respektuar masat epidemiologjike. Është heshtje zgjedhore. Por, pres fitore bindëse”, shtoi ai.

Goran Rakiq ka votuar sot në mënyrë kolektive, meqë ai është parë prezent në qendër votimi me një grup të madh njerëzish./GazetaSinjali/