Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sapo ka votuar.
Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor.
“Është ditë e bukur për demokracinë. Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë sepse qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin”.
“Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. Ftoj qytetarët që të dalin, pak minuta votim janë katër vjetët e ardhshme”, është shprehur ajo.
Kusari-Lila ka thënë në fund se të shtunën me kryeministrin, Albin Kurti ka diskutuar pikërisht në Gjakovë për procesin zgjedhor.
“Kurtin e kam mik. Ishte diskutim për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor”, theksoi ajo./GazetaSinjali/