image Votojnë pacientët e Shtimes - procesi zhvillohet pa probleme

Kosovë

Zgjedhje/ Votojnë pacientët e Shtimes – procesi zhvillohet pa probleme

news image

Pacientët e spitalit psikiatrik të Shtimes kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme. Gjithsej kanë votuar 22 pacientë.

Komisioni Komunal është përkujdesur që pacientëve që qëndrojnë në spitalin e lartpërmendur të iu mundësohet votimi për zgjedhjet e parakohshme.

Kutitë e votimit bashkë me materialet tjera të nevojshme janë dërguar në spitalin psikiatrik të Shtimes.

Procesi i votimit ka kaluar pa ndonjë problem./Gazeta Sinjali/