image Votojnë deputetët, vendi shkon në zgjedhje

Kosovë

Shpërndarja/ Votojnë deputetët, vendi shkon në zgjedhje

news image

Është votuar pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime është shpërndarë Kuvendi, raporton Sinjali.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë.

Shpërndarja e Kuvendit erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Ky i fundit dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Zgjedhjet e reja parlamentare pritet të mbahen në javën e parë të tetorit. Tashmë është lidhur koalicioni i parë parazgjedhor AAK-PSD, në bisedime për koalicione janë edhe partitë e tjera./Sinjali/