image Votohet zëvendësimi i Gent Cakajt në Qeverinë Rama

Shqipëri

Votohet zëvendësimi i Gent Cakajt në Qeverinë Rama

news image

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar sot dy ministrat e rinj të kabinetit Rama, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Xhaçka, e cila do të jetë zëvendësim i Gent Cakajt, do të jetë gruaja e parë në krye të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Ajo mori 94 vota në kuvend sot, ndërsa katër deputetë votuan kundër, kurse një votë ishte abstenim.

Kurse Peleshi ka marrë gjithashtu 94 vota pro për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, tri vota kundër dhe tri të tjera abstenim.

Tashmë do të pritet kryerja e ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën./Gazeta Sinjali/