Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për automjete e cila përfshin heqjen e homologimit të veturave, transmeton Sinjali.
Me 70 vota për dhe asnjë kundër është miratuar iniciativa ligjore.
Lëvizja Vetëvendosje e cila është inicuese e ndryshimit të këtij ligji ka vlerësuar se homologimi është i padrejtë ku një kompani e caktuar ka përfituar, ndërsa qytetarët janë dëmtuar, duke shpenzuar mjete financiare për çdo veturë të importuar që i është nënshtruar homologimit.