image Votat të cilat Limaj ka frikë se do ta lënë jashtë Kuvendit

Kosovë

Numërimi/ Votat të cilat Limaj ka frikë se do ta lënë jashtë Kuvendit

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate është shprehur se do të jetë pjesë edhe e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Ajo çfarë mund t’ia rrezikojë këtë Limajt dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, janë votat e ardhura nga Serbia. Për këtë, Limaj ka shprehur indinjatën, duke kërkuar që ato të mos numërohen, shkruan Gazeta Sinjali.

“Veprimet e sotme, përmes tentimit që votat e parregullta të kthehen, të procedohen dhe të numërohen, është tentim për ta deformuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Numërimi i votave të ardhura nga Serbia, sipas tij është veprim i kundërligjshëm.

“Votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta dhe si të tilla nuk duhet të procudohen. Veprimet që sot i kemi parë janë veprime në kundërshtim me ligjin.. Kjo deformon ose pamundëson vullnetin e mbi 40 mijë njerëzve që ia kanë dhënë votën këtij koalicioni”, ka thënë Limaj.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, gjatë kësaj konference ka thënë se nga numërimi i deritashëm i votave, ata kanë 5.5% të votave. /Gazeta Sinjali/