Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Von der Leyen i ka bërë thirrje urgjente Kurtit për de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Më tej, ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për de-eskalim dhe kthim te dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiq sot më vonë.” – ka shkruar ajo në Twitter.