image Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë

Shqipëri

Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar këtë të fundit për organizimin e Samitit të Berlinit në Tiranë.

Von der Leyen potencoi se plani i ri është për ta dyfishuar ekonominë e Ballkanit Perëndimor gjatë kësaj dekade, teksa foli edhe për vëmendjen e tyre mbi konfliktin Izrael-Palestinë.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota ka sytë te lufta Izrael-Palestinë. Nuk mund të ketë justifikime për sulmin e Hamasit. Izraeli ka të drejtën të mbrohet në kuadër të ligjeve ndërkombëtare. Njerëzit në Gaza kanë nevojë për ndihmë. Ata nuk mund të paguajnë barbarizmat e Hamasit”, u shpreh Von der Leyen.

Ajo po ashtu tregoi se ndihmat e para në Gaza do të shkojnë përmes Egjipitit, gjatë kësaj jave.

“Plani i ri ka një plan për të dyfishuar ekonominë e Ballkanit gjatë kësaj dekade. Reformat i afrojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor më afër anëtarësimit. Ky ka qenë një samit i suksesshëm dhe ta shijojmë”, u shpreh ajo.

/GazetaSinjali/