image Von der Leyen mbërrin në Presidencën e Shqipërisë, takohet me presidentin Begaj

Politikë

Von der Leyen mbërrin në Presidencën e Shqipërisë, takohet me presidentin Begaj

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidentin Bajram Begaj në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri në orën 17:30.

Ndërkohë sjellim në vëmendje se këtë të Hënë do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së./tvklan.al

/GazetaSinjali/