image Presidentja e KE mbërrin sot në Tiranë, kjo është agjenda e takimeve

Shqipëri

Presidentja e KE mbërrin sot në Tiranë, kjo është agjenda e takimeve

news image

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin gjatë ditës së sotme në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Von der Leyen, para samitit të së hënës, do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, rreth orës 17:30 pritet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.

Kujtojmë se samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.

Agjenda e plotë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.

Në orën 11:30 fjala hapëse.

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

/GazetaSinjali/