Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me rolin e shtetit serb në depërshkallëzimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka kërkuar Vuçiqit që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin në dialogun Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Fola me presidenti Vuçiq sot për rolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, ka thënë ajo.
“Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar e para e Komisionit Evropian.
Ajo ka zhvilluar bisedë edhe me kryeministrin, Albin Kurti – përmbajtja e bisedës në esencë ishte e njëjtë.