image Von der Leyen flet pas vizitës në Ukrainë: S’kam fjalë të përshkruaj tmerrin që kam parë në Bucha

Botë

Von der Leyen flet pas vizitës në Ukrainë: S’kam fjalë të përshkruaj tmerrin që kam parë në Bucha

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur pas vizitës së saj në qytetin ukrainas të Bucha, ku është shprehur e tmerruar me atë se çfarë ka parë atje.

Von der Leyen tha se nuk ka fjalë të përshkruaj tmerrin që ka parë në Bucha dhe fytyrën e shëmtuar të ushtrisë së Putinit, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk ka fjalë për tmerrin që kam parë në Bucha, fytyrën e shëmtuar të ushtrisë së Putinit që terrorizon njerëzit,” tha von der Leyen në Varshavë të shtunën.

Presidentja e KE shprehi admirim për ukrainasit të cilët po vazhdojnë të rezistojnë ndaj agresionit rus të nisur më 24 shkurt.

“Unë kam kaq shumë admirim për miqtë tanë të guximshëm ukrainas që luftojnë kundër kësaj. Ata po luftojnë luftën tonë. Është lufta jonë në të cilën ata janë, sepse nuk është vetëm Ukraina që lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj, por ata po luftojnë gjithashtu për pyetjen nëse njerëzimi do të mbizotërojë, apo nëse shkatërrimi i tmerrshëm do të jetë rezultati”, shtoi tutje ajo.

Ajo udhëtoi për në Kiev të premten së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas. 

/GazetaSinjali/