Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen ka folur në Nish të Serbisë, ku është pritur nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth çështjes së targave.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian dhe partnerët “po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje”.
“Ka vullnet të mirë nga të dyja palët, do të intensifikojmë dialogun”. Bisedimet janë të vështira, shpresoj se shpejt do të kemi një zgjidhje konkrete, por duhet konstruktivitet nga të dyja palët”, tha ajo.
Ndryshe, Vuçiq gjatë takimit me të, ka thënë se Serbia nuk ka faj as “0.1 për qind” për problemet në dialog.
Qeveria e Kosovës pritet të dalë sot me qëndrim ndaj kërkesave të ShBA-ve dhe QUINT’it për shtyrje të afatit për targat.