image Ambasadori gjerman për zgjedhjet e Serbisë: Kosova nuk do zgjidhje pragmatike

Politikë

Ambasadori gjerman për zgjedhjet e Serbisë: Kosova nuk do zgjidhje pragmatike

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për procesin e zgjedhjeve të Serbisë. Ai ka shprehur papajtueshmërinë e tij lidhur me qëndrimin e institucioneve të Kosovës.

Zgjidhjet për çështje të ndryshme gjithmonë kërkojnë kompromise. Në këtë kontekst, ne, si vende të QUINT, kemi shprehur pakënaqësinë tonë sepse Kosova prej kohësh nuk është pajtuar për zgjidhje pragmatike që do t’u mundësonte atyre që kanë të drejtën të votojnë në Kosovë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë”, ka thënë Rohde për “BBC in Serbian”.

Ai në përgjigje tutje ka shtuar se është e rëndësishme që të bëhen përpjekje për bashkëpunim rajonal dhe gjetje të zgjidhjeve për qytetarët e rajonit.

/GazetaSinjali/