image Rritja e çmimit të naftës nga lufta në Ukrainë, Zelensky flet për planin e rikuperimit

Botë

Rritja e çmimit të naftës nga lufta në Ukrainë, Zelensky flet për planin e rikuperimit

news image

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka folur rreth çështjes së mungesës së karburantit, kjo pas panikut i cili është shkaktuar në vendin e tij por edhe në mbarë globin.

Në fjalimin e tij dje, Zelensky tha se rusët kishin shkatërruar qëllimisht infrastrukturën e prodhimit, furnizimit dhe magazinimit të karburantit, si dhe kishin bllokuar portet.

Nuk ka zgjidhje të menjëhershme për të rimbushur deficitin. Por, zyrtarët e qeverisë premtojnë se brenda një jave, maksimumi dy, do të sigurohet një sistem furnizimi me karburant në Ukrainë që do të jetë në gjendje të parandalojë një deficit”, tha ai.

Ai tha se kjo ishte një “detyrë e vështirë” pas një sulmi rus në një rafineri nafte këtë javë në Kremenchuk në Ukrainën qendrore, shkruan BBC.

Në një deklaratë, ministri ukrainas i Ekonomisë tha se Kievi kishte siguruar kontrata me furnizuesit europianë të karburantit.

/GazetaSinjali/