image Von Cramon u kërkon liderëve të Kosovës që ta vizitojnë veriun e vendit: Ju flisni serbisht

Politikë

Von Cramon u kërkon liderëve të Kosovës që ta vizitojnë veriun e vendit: Ju flisni serbisht

news image

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të kontaktojnë me liderët serbë dhe t’u shfaqin atyre propozimet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Cramon ka kërkuar nga liderët shtetërorë që po ashtu ta vizitojnë veriun e Kosovës.

Këtë “apel” eurodeputetja e bëri nga Mitrovica, pas një takimi me dyer të mbyllura që pati me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb.

Von Cramon tha mes tjerash se liderët kosovarë flasin serbisht dhe se qasja në Mitrovicë për ta është shumë e lehtë. Ajo po ashtu deklaroi se veriu është pjesë integrale e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, europarlamentarja ka vizituar një deponi që BE po e bën për katër komunat veriore./Gazeta Sinjali/