image Von Cramon: Pjesëmarrja e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është shumë e rëndësishme

Politikë

Von Cramon: Pjesëmarrja e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është shumë e rëndësishme

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është shumë e rëndësishme përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë deklaratë Von Cramon e bëri pas vizitës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarit amerikan, Matthew Palmer, në Kosovë e Serbi.

“Përfaqësuesi special Palmer filloi të punonte nën administratën e presidentit Trump, por ai shpreson se tash mund ta vazhdojë punën e tij në mënyrën që vërtet ndihmon bashkëpunimin multikulturor”, ka thënë Von Cramon për ‘Kosovo Online’.

“Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe po, rajoni vërtet ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së. Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga çështjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”, shtoi ajo.

Palmer gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se ShBA-ja nuk do të jetë palë në tavolinën e dialogut, por do të ndihmojnë Lajçakun dhe ekipin e tij për një ndërmjetësim sa më të lehtë./Gazeta Sinjali/