Raportuesja e Bashkimi Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon e ka mirëpritur vendimin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve për shfuqizimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se vendimet që kanë ndikim në liritë e medias duhet të konsiderohen me shumë kujdes.
“E mirëpres vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për anulimin e vendimit për pezullimin e licencës Klan Kosova. Vendimet që kanë ndikim në liritë e medias duhet të konsiderohen me shumë kujdes, duke marrë parasysh praktikat më të mira”, ka shkruar ajo.
I welcome the decision of Ministry of Trade and Industry to annul the decision to suspend #KlanKosova license.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) June 21, 2023
Decisions that have an inpact on media freedoms should be considered very carefully, taking into account best practices.
🇽🇰🇪🇺https://t.co/lJ0Vm3fPSd