image Certifikata me 3 doza të vaksinës/ Këto janë masat e reja për të hyrë në Kosovë

Sociale

Certifikata me 3 doza të vaksinës/ Këto janë masat e reja për të hyrë në Kosovë

news image

Përveç ndryshimit të orarit të gastronomisë, Qeveria ka shqyrtuar edhe masat për kufizimin e lëvizjes.

Në mesin e masave që janë duke u shqyrtuar është edhe posedimi i certifikatës së vaksinimit me tri doza.

Sinjali mëson se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë: Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19; Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

/GazetaSinjali/