Zëvendësministëi i MAPL, Arbër Vokrri ka njoftuar se po largohet nga objekti i komunës së Leposaviqit, pas nëntë ditëve qëndrim me kryetarin e saj, Lulëzim Hetemi.
Teksa po largohej ai tha se po ndjen emocione të përziera, ndërsa shtoi edhe disa lavde për Hetemin.
“Burrë shumë stoik, shumë i motivuar me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”, tha ai.