Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka paralajmëruar se do rikthehet edhe më i fuqishëm, shkruan Sporti në Sinjali.
Vojvoda pësoi lëndim para dy ditëve në ndeshjen që Torino po e zhvillonte ndaj Milanit.
Reprezentuesi i Kosovës lëndoi krahun, teksa pritet të mbetet jashtë fushave për disa muaj.
Gjatë ditës së sotme, Vojvoda ka publikuar një foto në ‘Instagram’, duke treguar edhe për gjendjen e tij.
“Çfarë vjen nga Zoti është e mirëpritur. Më i fortë se guri. Do
rikthehem më i fortë inshAllah” – ka shkruar 25 vjeçari. /Sporti në Sinjali/.