image Di Maria arrin në Torino për testet mjekësore, pritet me entuziazëm nga tifozët e Juventusit - VIDEO

Futboll

Di Maria arrin në Torino për testet mjekësore, pritet me entuziazëm nga tifozët e Juventusit – VIDEO

news image

Angel Di Maria nënshkroi autografe për tifozët e Juventusit përpara se të fillonte testet mjekësore me gjigantët e Serie A.

“El Fideo” është vendosur të përfundojë një transferim të lirë në Allianz Stadium dhe kishte zbritur në Torino mbrëmë. Ai mbërriti në “J Medical” qendrën e testeve mjekësore në orën 8:45 me orën lokale të mëngjesit të sotëm, i mirëpritur nga rreth 100 tifozë biankonerë.

Reprezentuesi argjentinas u ndal për të nënshkruar autografe për ta përpara se të hynte në J Medical për fillimin e ekzaminimeve të tij.

Di Maria pritet të nënshkruajë një marrëveshje njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus shtesa.

Pas argjentinasit, Paul Pogba do të arrijë në Torino për testet mjekësore.

/GazetaSinjaliSport/