image Vojvoda kompleton 90 minuta në fitoren e Torinos ndaj Udineses

Futboll

Vojvoda kompleton 90 minuta në fitoren e Torinos ndaj Udineses

news image

Torino u përball me Udinesen në ndeshjen përmbyllëse për xhiron e 13-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Skuadra e Torinos arriti fitore me rezultat të ngushtë 2-1.

Brekalo dhe Bremer realizuan golat te vendasit, përderisa Forestieri e shënoi golin e vetëm te mysafirët.

Për skuadrën vendase nga minuta e parë deri në fund u paraqit reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda, kurse ai i Shqipërisë, Etrit Berisha, ishte në bankën rezervë.

Me këtë fitore torinezët arkëtojnë 17 pikë në pozitën e 11-të në Serie A, kurse me tre pikë më pak në vendin e 15-të gjenden Udinese. /Gazeta Sinjali Sporti/