image Vojvoda kompleton 90 minuta në barazimin e Torinos me Cagliarin

Futboll

Vojvoda kompleton 90 minuta në barazimin e Torinos me Cagliarin

news image

Mërgim Vojvoda u paraqit nga minuta e parë për Torinon në ndeshjen e sotme, shkruan Sinjali Sport.

Mbrojtësi 26 vjeç luajti në përballjen e skuadrës së tij ndaj Cagliarit.

Torino barazoi me Cagliarin me rezultat 1-1.

Andrea Carboni me autogol i kaloi torinezët në avantazh, derisa Joao Pedro barazoi për golin e fundit në këtë sfidë.

Ekipi mysafir ka 19 pikë në renditjen e elitës së futbollit italian, kurse vendasit gjenden në vendin e 19-të në tabelë me dhjetë pikë.

Përpos Vojvodës në Torino luan edhe Samir Ujkani, por që ishte për 90 minuta në bankën rezervë. /Gazeta Sinjali Sporti/