image Vojvoda ka fituar pozitën e titullarit te Torino, starton edhe ndaj Veronas

Futboll

Vojvoda ka fituar pozitën e titullarit te Torino, starton edhe ndaj Veronas

news image

Torino do të përballet me Veronan në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 18:00 në ‘Stadio Olimpico di Torino’.

Dy skuadrat gjenden kah mesi i tabelës me Torino që ka 23 pikë në vendin e 12-të, kurse Verona me një më pak 22 sosh gjenden në vendin e 13-të.

Mërgim Vojvoda duket se e ka siguruar pozitën e titullarit, pasi edhe sot starton nga minuta e parë.

/Gazeta Sinjali Sporti/