image Juventusi fiton pastër ndaj Veronas, blerjet e reja ia sollën triumfin

Futboll

Juventusi fiton pastër ndaj Veronas, blerjet e reja ia sollën triumfin

news image

Juventusi e gjeti fitoren në xhiron e 24-të në Serie A në sfidën ndaj Veronas, shkruan Sinjali Sport.

Zonja e Vjetër ishte nikoqire e Veronas në stadiumin “Allianz”, ku arriti triumfin me rezultat të pastër 2-0.

Dy blerjet e reja Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria i shënuan golat për Bianconerin, duke i gjetur tre pikët e plota.

Bianconeri ngritët në pozitën e katërt, duke i grumbulluar 45 pikë, ndërsa Verona me 33 pikë gjendet në vendin e nëntë.  /Gazeta Sinjali Sporti/