image Vojvoda: I zhgënjyer nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë

Futboll

Sport/ Vojvoda: I zhgënjyer nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Çekisë, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 2:1.

Vojvoda përmes rrjetit social Instagram, ka thënë se është i zhgënjyer nga rezultati i mbrëmshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë #Mars2020. Faleminderit të gjithë Dardanëve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosovë të dua”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, e cila u realizua pasi u përmbyll ndeshja me Çekinë.

https://www.instagram.com/p/B44o8RqlYyC/

Anipse dje Çekia fitoi ndaj Kombëtares së Kosovës, Kosova mund të kualifikohet përmes Ligës së Kombeve pasi do të zhvillojë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të luajë kundër Anglisë. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në fazën e grupeve për kualifikime “Euro 2020”./Gazeta Sinjali/